"Ashes and Diamonds", në ekranin e Marubit
Sonte, ora 19.00, në Akademinë e Filmit "Marubi" shfaqet filmi i regjisorit Andrzej Wajda, "Ashes and Diamonds" (97min). Luajnë aktorët Zbigniew Cybulski, Ewa Krzyzewska, Waslaw Zastrzezynski. Filmi është në polonisht, i subtitruar në gjuhën angleze.
"Sheshi i Taulantëve", në teatrin e Durrësit
Sonte, ora 18.00, në teatrin "Aleksandër Moisiu" shfaqet varieteja "Sheshi i Taulantëve", shkruar nga regjisori Haxhi Rama. Interpretojnë: Muharrem Hoxha, Roland Koça, Mimoza Marianaku, Era Çaushi, Ervin Doko, Marvin Tafaj, Andia Xhunga. Muzika: Reshit Gjini
"Muajt e mjaltit" dhe "Lindje-Perëndim-Lindje"
Sonte në Festivalin e Selanikut
Filmi i regjisorit Goran Paskaljeviç, "Muajt e Mjaltit" (Honey Moon) shfaqet sonte në Festivalin e 50-të Ndërkombëtar të Selanikut, ora 20.30, në "Olympia Theatre". Në këtë edicion, programi "Balcan Survey" i kushtohet Paskaljeviçit, i cili sot në orën 11.00 në ceremoninë e hapjes zhvillon master-classe me të pranishmit.
Te "Muajt e mjaltit", bashkëskenarist Genc Përmeti, luajnë aktorët Nebojsa Milovanovic, Jelena Trkulja, Jozef Shiroka, Mirela Naska, Bujar Lako, Yllka Mujo, Lazar Ristovski.
Po sonte, ora 23.00, në kinema "Stavros Tornes" shfaqet filmi "Lindje-Perëndim-Lindje" i regjisorit Gjergj Xhuvani, premierë në Tiranë më 4 nëntor.
Në filmin "Lindje..", skenar i Gjergj Xhuvanit, Dhimitër Xhuvanit dhe Jani Durit, protagonistë janë Ndriçim Xhepa, Helidon Fino, Gentian Hazizi, Fatjon Pustina, Ervin Bejleri dhe Lulzim Zeqja
Slogani i Festivalit të Selanikut këtë vit është "Why cinema now?"