E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashpërsohen masat për eleminimin e zhurmave

Ministria e Mjedisit ashpërson masat per eleminimin e zhurmave akustike ne zonat urbane dhe sidomos ne ato turistike. Per kete arsye ministri Fatmir Mediu ka derguar per miratim ne këshillin e ministrave nje vendim i cili përcakton oraret e funksionimit te subjekteve qe prodhojne zhurma...

"Per ambientet e hapura, per diten e premte dhe te shtune orari per aktivitetet e tyre do te jete nga ora 19:00 deri ne oren 24:00. Ditet e tjera te javes orari i aktivitetit te tyre do te jete nga ora 19:00 deri ne oren 23:00. Gjithmone duke respektuar nivelin kufi te zhurmave i parapare ne udhezimin e perbashket te ministrit te Mjedisit dhe ministrit te Shendetit Publik. Per ambientet e mbyllura aktiviteti do te lejohet pa kufizim orari, duke respektuar nivelin e lejuar te zhurmes te parashikuar ne udhezim", ben te ditur Alfred Deshati, drejtor i kontrollit per mjedisin.

Nga ana tjeter inpektoriatet e mjedisit kane filluar kontrolle intensive ne plazhe per te pare se sa eshte respektuar ligji per administrimin e mbetjeve te ngurta mjedisore. Pavaresisht se situata eshte me e mire krahasuar me nje vit me pare hedhja e mbeturinave jashte zonave te caktuara dhe derdhja e ujrave te zeza ne det mbeten probleme shqetesuese. Ministria e Mjedisit ka gjobitur disa bashki dhe komuna. Ndeshkimit me gjoba nuk kane mundur ti shpetojne as dy firma pastrimi si dhe subjekte te tjera private. Nderkohe ne 9 bare dhe restorante eshte nderhyre duke prishur tubacionet e ujrave te zeza qe shkarkoheshin ne det.

Gent Hazizi Azhornuar së fundi ( e martë , 20 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›