E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Durrës, shkarkohet kreu i policisë kufitare

Tre dite pas plagosjes nga nje motorr uji ne plazhin e fshatit Rinia ne gjirin e lalezit,16 vjecari Petrit Matraxhi ka vdekur ne spitalin e Durresit.Prej tre ditesh i riu ishte nen mbikqyrjen e mjekeve ne sallen e terapise intensive ne spital,por per shkak te plageve te marra nuk mundi te shpetonte.Policia arrestoi nje dite me pas shtetasin Indrit Murati 38 vjec,i cili nuk kishte deshmi aftesie per drejtimin e mjetit te ujit.Eshte rasti i dyte ne harkun kohor te dy vjeteve qe motorret e ujit shkaktojne plagosje te renda me pasoje vdekjen ne plazhet e Durresit.

Nje vit me pare nje pushues nga Kosova pesoi te njejtin fat ne kohen qe lahej ne det dhe per shkak te plageve te marra qendroi nje jave ne gjendje kome ne sptalin e Durresit dhe me pas vdiq. Per kete ngjarje policia nuk mundi te arrestonte autorin, nderkohe qe vetem para nje jave shtabi i emergjences i ngritur ne prefekturen e Durresit ka diskutuar mes shume debatesh problemin e motorreve te ujit per zonen ku duhet te lundrojne dhe shpejtesine e tyre. Ndërkohë që pas kësaj ngjarje Ministria e brendshme shkarkoi nga detyra drejtorin e policise kufitare te Durrresit Naim Manuka.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›