E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ashpërsohen masat, sanksione të reja ndaj Rusisë, ndalohet hyrja e anijeve ruse dhe bjelloruse në BE

BE ashpërson masat kundër Rusisë, për shkak të sulmit luftarak të saj kundër Ukrainës. “Shtylla e tretë” e paketës së pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, do të jetë ndalimi i hyrjes së anijeve ruse dhe anijeve bjelloruse në portet e BE-së.

“Disa përjashtime do të mbulojnë elementë thelbësorë si produktet bujqësore dhe ushqimore, ndihma humanitare dhe energjia. Për më tepër, ne do propozojë një ndalim për operatorët e transportit rrugor rus dhe bjellorus. Ky ndalim do të kufizojë në mënyrë drastike mundësitë për industrinë ruse për të marrë mallra kyçe”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›