Masakër si në Bucha, gjenden mbi 200 civilë ukrainas të vdekur në Borodyanka

Rusët duket se po bëjnë një masakër të vërtetë në Ukrainë, teksa provat për krime lufte nga ana e tyre sa vinë e shtohen. Pas pamjeve tronditëse në Bucha, ku shfaqeshin qindra civilë të vdekur nëpër rrugët e qytetit, të njëjtat pamje janë përsëritur dhe në në Borodyanka.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se në qytetin periferik janë gjetur mbi 200 civilë të vdekur nën rrënoja. Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se numri në këtë qytet, mund të jetë edhe më i madh se sa në Bucha.
Skenat në Bucha, me trupat e vdekur të civilëve të shtirë në rrugë, kanë ndezur reagime të shumta të vendeve perëndimore. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar pamjet si një inskenim dhe provokim ukrainas.