Ashton: Ballkani ka perspektivë europiane

Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Europian (BE), Catherine Ashton ka ripërsëritur qëndrimin e saj se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Ajo tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet edhe sfida e fundit për të ndërtuar Europën e bashkuar.
“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të popujve mbetet një nga sfidat e fundit për të ndërtuar Europën e bashkuar dhe demokratike”, ka thënë ajo.
Ndërkaq në prag të Samitit të Sarajevës, Ashton theksoi se ky organizim do të afirmoj perspektivën e rajonit për BE.
”Në Sarajevë, BE-ja do ta riafirmojë vendin e Ballkanit në Evropë dhe perspektivën evropiane për rajonin”, është shprehur Ashton.
Ndërkohë komisioneri për Zgjerim, Shtefan Fyle e ka mirëpritur zotimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për vazhdimin e ritmit të reformave në fushat kyçe dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Samiti i Sarajevës do të mbahet më 2 qershor dhe aty do të diskutohet për perspektivën europiane të Ballkanit.
Ky organizim është konsideruar edhe si një nismë e mirë për bisedimet që pritet të ndodhin shumë shpejt mes Prishtinës dhe Beogradit.