Ndarja e Kosovës, ide e rrezikshme

Presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar të hënën se skicimi i hartave të reja në Ballkan do të kishte efekt domino, me pasoja shumë të rrezikshme për të gjithë rajonin.
Gjatë një takimi lamtumirës që pati me ambasadorin e Suedisë jorezident në Kosovë, Lars Fredén, presidenti Sejdiu ka thënë se idetë për cenim të integritetit territorial të Kosovës janë shumë të rrezikshme.
Ai ka tërhequr vërejtjen se këto ide për cenim të sovranitetit dhe për skicim të hartave nuk do të përfundonin me Kosovën, por do të kishin pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin.
“Idetë e tilla kanë për qëllim nxitjen e konflikteve të reja në rajon, ndaj, si të tilla, janë tërësisht të papranueshme”, ka thënë Sejdiu, duke bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare, e në veçanti Bashkimi Europian, t’ia bëjë të qartë në vazhdimësi Serbisë se qasjet e tilla destabilizuese nuk do të përkrahen asnjëherë.
Po ashtu, Presidenti Sejdiu ripohoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë.
Mirëpo, siç tha Sejdiu, Republika e Kosovës nuk do të pranojë kurrë që të bisedohet për çështje të statusit apo të integritetit territorial të vendit, sepse kjo çështje ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Duke i shprehur falënderimet e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës, Presidenti Sejdiu ka thënë se Republika e Kosovës gjatë këtyre dy viteve të pavarësisë është dëshmuar si faktor i rëndësishëm i paqes, i stabilitetit dhe i prosperitetit në rajon.
“Republika e Kosovës ka vizion të qartë për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO dhe, si gjithmonë deri më tani, pret mbështetjen e plotë të Suedisë për jetësimin e këtij synimi madhor”, tha Sejdiu.
Ndërkaq, ambasadori Lars Fredén ritheksoi se Suedia mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, si dhe kundërshton qartë çfarëdo përpjekjeje që ka për qëllim ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.