Ashton Kutcher, aktori më i paguar për seritë televizive
Ashton Kutcher është aktori më i paguar për seritë televizive. Aktori i cili fiton rreth 750 mijë dollarë për çdo episod televiziv. Pas tij renditen Jon Crier (625 mijë dollarë) e Mark Harmon, me 525 mijë dollarë për një episod serie.
Ndër 10 më të paguarit renditen edhe Simpson, ose më saktë aktorët që i dublojnë (300 mijë dollarë për episod). Duke shkuar drejt fundit ndodhen edhe befasitë, ku gjen yje të kinemasë së kalibrit të Robin Williams, i cili me rikthimin e tij në televizion me The Crazy Ones, paguhet vetëm 165 mijë dollarë për episod, transmeton TCH.
Në fund të listës ndodhen protagonistet e Mom, Allison Janey e Anna Faris, të cilët fitojnë nga 125 mijë dollarë për çdo episod. P.K