E Shtunë, 31 Tetor 2026

Victoria Beckham sqaron pse nuk qesh!

Ndonëse para disa ditësh patëm rastin ta shohim Victoria Beckham me buzëqeshje në fytyrë, por falë bashkëshortit të saj futbollistit David Beckham, i cili e postoi në Facebook foton me buzëqeshje të bashkëshortes së tij, Victoria njihet si personalitet i showbizit që pothuaj kurrë nuk qeshet, kurse ajo për këtë ka dhënë edhe një shpjegim.

Fotografët më ndjekin dhe bëjnë foto e incizojnë vazhdimisht, andaj mendoj që do të ishte nga pak e çuditshme që unë të qesh tërë kohën sa ec rrugës, thotë Victoria 39 vjeçare.

Ish-këngëtarja e grupit shumë popullor të dikurshëm Spice Girls shtoi se është shumë e kënaqur me pamjen e saj, megjithë vërejtjet se është gjithnjë serioze.

Fare nuk dua të dukem si një 25 vjeçare. Kam 39 vjet dhe nuk kam kurrëfar problemesh me këtë, tha Victoria,thekson “KN”.  P.K

1

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›