E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton Kutcher në rolin e Steve Jobs

Ashton Kutcher do të mishërojë Steve Jobsin në filmin biografik për të. Ndonëse shumë kritikë filmash besojnë se Ashton nuk është aktori më i mirë që mund ta mishërojë Jobsin, producenti Mark Hulme në një intervistë së fundi ka zbuluar ca gjëra në lidhje me filmin dhe arsyet për angazhimin e Kutcherit. Filmi i titulluar "Jobs: Get Inspired" do të ndjekë ngritjet dhe rëniet gjatë jetës së legjendarit Jobs, në një distancë kohore që nga viti 1971 deri në vitin 2000.

Filmi nuk do të bazohet në ndonjë libër, por vetëm në burime të gjalla të pasura. "Apple dhe Steve Jobs ishin mjaft transparentë, prandaj kemi mjaft informacione. Megjithatë, burimi i parë i informacionit janë njerëzit që e njihnin atë personalisht," tha Hulme. Ai gjithashtu shpjegoi se pse pikërisht Ashton Kutcher do të jetë në rolin e Steve Jobs.

"Sepse filmi mbulon ditët e para të jetës së Steve Jobs, ne kemi nevojë për një aktor i cili mund ta bartë atë rini, por edhe gjendjen shpirtërore.

Përveç kësaj, Jobs dhe Kutcher ngjajnë fizikisht. Dhe për këtë ai është i përkryer për këtë rol", shpjegon producenti. Ai shpreson se familjarët dhe miqtë e Jobsit do ta vlerësojmë filmin dhe do t’ju pëlqejë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›