Ashton Pasi te perfundoje procesi zgjedhor perqendrohuni ne axhenden evropiane
Gjatë punimeve të Ministerialit të Komunitetit të Demokracive, Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto pati një takim dypalësh me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropan, Catherine Ashton.
Takimi u përqendrua mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe perspektivën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Baronesha Ashton theksoi se sa më shpejt që të përfundojnë diskutimet mbi zgjedhjet vendore aq më mirë do të jetë, me qëllim që forcat të përqendrohen mbi realizimin e 12 prioriteteve dhe më tej, mbi procesin e integrimit evropian.
Sipas saj, duhet të përfundojë procesi zgjedhor dhe të përqendrohemi në çështjet e axhendës evropiane.
Bashkëbiseduesit theksuan se një përfundim sa më i shpejtë i procesit zgjedhor do të ishte një mesazh mjaft pozitiv për komunitetin ndërkombëtar.
Sipas Baroneshës Ashton, të gjitha vendet kanë problemet e tyre, përfshi edhe Shqipërinë, por e rëndësishme është se si kërkohet dhe gjendet zgjidhja e tyre.
Haxhinasto theksoi se tani është koha që institucionet e pavarura të thonë fjalën e tyre dhe më tej partitë të angazhohen në reformën zgjedhore.
“Rekomandimet e OSBE/ODHIR, si dhe angazhimi dhe konsulenca e ODIHR dhe i Komisionit të Venecias, - tha z. Haxhinasto,- janë mëse të mirëpritura, ashtu siç është bërë edhe më parë në hartimin e ligjeve apo dhe vetë kushtetutën e vendit”.