E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York Times Riviera shqiptare nje parajse e lire

Bregdeti i bukur shqiptar tashmë edhe në fokus të gazetës amerikane "Neë York Times" ka botuar një reportazh me titull "Riviera shqiptare, një parajsë e lirë", ku me detaje të shumta përshkruhet bregdeti nga Vlora në Sarandë.

Reporteri Seth Kugel e fillon udhëtimin e tij në Vlorë, për të cilin thotë se ka shumë kafene dhe shumë muzikë. Pas qëndrimit të tij aty, shkon në Himarë, ku më shumë se sa plazhet e impresionuan kafenetë me pamje nga deti.

"Të paktën në aspektin buxhetor, në Shqipëri kishe mundësi të kurseje. Për herë të parë, pagova 500 € në javë për gjithçka kam kërkuar, duke filluar me një udhëtim me autobus nga Dubrovnik, Kroaci, vetëm 300 milje larg”, shkruan Kugel.
Reporterit i bënë përshtypje ushqimi i shijshëm dhe sigurisht mikëpritja.

Ndër plazhet që Kugel shëtit përmend Jalën dhe Gjipenë, ku e përshkruan këtë të fundit si një plazh miqësor të "veshur" me çadra me qira dhe me një ujë të cekët me hije të kaltër elektrike.

Seth Kugel përmend gjithashtu agjencitë që të çojnë në bregdetin shqiptar, çmimet e ushqimeve, fjetjes dhe në fund e mbyll me llogarinë e udhëtimit të tij. "Bëra shumë më shumë se ç’doja dhe fatura ishte 459.87 euro…”, shkruan reporteri.

Në artikullin e tij janë bashkangjitur edhe fotografi nga Riviera shqiptare, personazhet që reporteri takoi gjatë udhëtimit të tij dhe gjithçka çfarë i ka bërë përshtypje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›