Ashton optimiste per dialogun Kosove-Serbi

Shefja e Politikes se Jashtme te BE Caherine Ashton eshte shprehur optimiste per nisjen e dialogut mes Prishtines dhe Beogradit.
Deklaraten e saj Ashton e beri nga Luksemburgu pasi ministrat e Jashtem te vendeve anetare rane dakord qe ti kerkojne KE-se opinionin mbi nisjen e negociatave te anetaresimit me Serbine.
Shpresoj se dialogu do te filloje se shpejti. Zyrtaret tane kane biseduar me Prishtinen dhe Beogradin rreth deshires se paleve per dialog por une dua qe ai te fokusohet tek ceshtjet praktike qe u lehtesojne jeten njerezve ka pohuar Ashton.
Persa i perket Serbise ajo ka theksuar se eshte ende larg anetaresimit ne BE nderkohe qe ministrat kane nenvizuar se rruga e Serbise do kushtezohet nga bashkepunimi i saj me gjykaten e Hages.