E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Lehtesimeper Serbine shkakrezoluta ne OKB

TIRANE- Vendet e Bashkimit Europian si kompensim Serbise per ndryshimin e tekstit te Rezolutes ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara rreth Kosoves do te vendosin qe ti japin mandat Komisionit Evropian per te pergatitur opinionin per kerkesen e Serbise per anetaresim.

Ne konkluzionin qe pritet te miratohet permendet po ashtu edhe nevoja per qasje konstruktive te Serbise ne bashkepunim rajonal dhe pritjet per perparim ne dialogun mes Beogradit dhe Prishtines.
Ministrat e jashtem te BE-se te henen formalisht do ta bejne nje hap te madh ndonese fillestar ne procesin e integrimit te Serbise ne BE gati nje vit pas dorezimit te kerkeses te Serbise per anetaresime ne BE.

Ky kompromis eshte arritur te premten pas disa diskutimeve mjaft te gjata dhe jo te lehta mes vendeve anetare. Sipas burimeve diplomatike eshte zhvilluar nje presion deri tani i papare ndaj Holandes e cila kishte mbetur e izoluar ne qendrimin e saj per te kundershtuar kete hap te BE-se duke pasur parasysh se Serbia sipas vleresimit te Tribunalit te Hages nuk eshte duke bashkepunuar sa duhet me kete Tribunal per arrestimin e te dy te arratisurve te akuzuar Ratko Mladic dhe Goran Haxhic.
Shtetet kryesore te BE-se Gjermania Franca dhe Britania e Madhe sikurse edhe Zyra e perfaqesueses se larte Katherine Ashton kane dashur me cdo kusht qe ky vendim per Serbine te merret tani. Arsye eshte Kosova dhe ajo qe nga BE-ja vazhdon te konsiderohet si kthese historike e sjelljes se Serbise ndaj Kosoves

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›