E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton per Libine Bashkimi Europian eshte gati te jape mbeshtetje

Bashkimi Europian është gati të japë mbështetjen për forcat e sigurisë libiane, një detyrë për të cilën u tregua e gatshme edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, gjatë një konference në mëngjesin e të enjtes.

Ashton do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Libinë që do të mbahet në Paris.

Shefja e politikës së Jashtme ka bërë të ditur fushat se ku mund të ofrojë ndihmë Bashkimi Europian në Libi.

Ato do të jenë ndihma mjekësore dhe riformim i forcave të sigurisë.

“BE dhe NATO do të koordinohen të bashkëpunojnë për të ndihmuar Libinë në rrugën e demokracisë”, ka thënë Ashton.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›