E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton përshendet zhvillimet e fundit në Kosovë

PRISHTINË- Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, përshëndeti mbrëmë zhvillimet e kësaj jave në lidhje me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

Sipas Radios Evropa e Lirë, në një deklaratë të publikuar nga zyra e saj për informim, thuhet se "Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, e mirëpret progresin që është bërë këtë javë në Prishtinë dhe Beograd sa i përket përgatitjeve për zgjedhjet e 3 nëntorit, në veçanti vendimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor dhe regjistrimin e partive dhe entiteteve të tërë Kosovës me lehtësimin e OSBE-së sipas marrëveshjes së prillit. Këto janë hapa para për të siguruar zgjedhje të lira me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.

Deklarata thekson se "zgjedhjet lokale të 3 nëntorit paraqesin një moment historik për të ardhmen e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Përfaqësuesja e Lartë apelon te të gjtha partitë që të vazhdojnë punën e madhe në përgatitjen e procesit zgjedhor dhe të vazhdojnë të tregojnë pjekuri dhe vullnet të mirë në trajtimin e shumë çështjeve që padyshim do të paraqiten ndërmjet kësaj kohe dhe zgjedhjeve".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›