E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton peruron zyren e BE-se ne Bengazi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton mbërriti në kryeqendrën e rebelëve libianë në lindje të vendit, Bengazi.

Në vizitën e saj, kryediplomatja Ashton përuroi zyrën e Bashkimit Europian në këtë qytet. Kjo zyrë u hap pas vendosjes nga shumë vende anëtare të Bashkimit Europian për njohjen e autoriteteve rebele si përfaqësuese të popullit libian.

Ndërkohë, avionë të NATO-s vijuan bombardimet në bunkerin e Gedafit në Tripoli. Nga këto bombardime nuk raportohen viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›