E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, zhvillohen zgjedhjet lokale, sërish protesta

Protestat kanë vazhduar në Spanjë edhe sot, ndërsa vendi po voton në zgjedhjet rajonale dhe lokale, të cilat shihen si test për Partinë Socialiste në pushtet.

Nga data 15 maj, mijëra spanjoll kanë dalë në rrugë për të protestuar shkallën e lartë të papunësisë.

Spanja e ka nivelin më të lartë të papunësisë në Bashkimin Evropian, ndërsa çerekun e këtij viti, kjo shifër pritet të arrijë deri në 21.19 %.

Demonstruesit kanë kërkuar nga pak më shumë se 34 milionë banorët e Spanjës, që të mos votojnë për asnjëren nga dy partitë e mëdha, socialistët dhe partinë e qendrës së djathtë, Partinë Popullore.

Sondazhet tregojnë humbje të madhe për socialistët në zgjedhjet që gjithashtu pritet të reflektojnë keq te kryeministri, Hoze Luis Rodrigez Zapatero, i cili së fundi ka miratuar ndalesa buxhetore, aspak të pëlqyera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›