Ashton therret nje tjeter takim

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur sërish drejt Brukselit. I ftuar nga shefja e diplomacisë europiane Catherine-Ashton-Thaci do të marrë pjesë në takimin e 9-të me kryeministrin serb, Daçiç.
Pak para nisjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, kryeministri i Kosovës ka thënë para gazetarëve se shpreson që ky do të jetë “takimi i marrëveshjes” për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendëve. Më tej, Thaçi tha se siguron edhe një herë qytetarët e Kosovës se do të respektohet Kushtetuta e vendit, kurse i pyetur se Ashton ka përmendur fjalën “kompromis” në ftesën e saj, ai ka kujtuar se kompromisi është bërë para disa vitesh me Pakon e Bisedimet Takimi Thaçi-Daçiç, shtyhet raportiSerbia kritikon deklaratat e Thaçit "Jo dialog pa ndërmjetës" Ahtisaarit. “Ne do ta respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kemi bërë kompromise me dokumentin Ahtisaari. Shpresa ime është në reflektimin që duhet ta bëjë Beogradi në raport me propozimet e baroneshës Ashton dhe në përgjegjësinë tonë shtetërore, politike dhe qytetare”, tha zoti Thaçi. Po ashtu, kryeministri Thaçi tha se tashmë janë prezantuar opinionet e Kosovës që kanë të bëjnë me domosdoshmërinë e shpërbërjes së strukturave ilegale serbe që veprojnë në veriun e Kosovës; pastaj krijimin e kushteve për lëvizje të lirë dhe mbajtjen e zgjedhjeve në komunat e veriore. “Udhëtojmë me qëllimin më të mirë që të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi dhe fillimin e ndërtimit të një kapitulli të ri ndërmjet dy vendeve, kapitull ky që ka munguar. Me arritjen e marrëveshjes nuk do të fitoj vetëm Kosova, por do të jetë mirë edhe për Serbinë dhe gjithë rajonin, do të jetë një lajm i mirë edhe për BE-në dhe SHBA-të”, u shpreh ai. Kryeministri Thaçi ka shtuar se me zgjidhjen për veriun do të ketë një sistem unik të drejtësisë dhe një sistem policor, kurse Shoqata e Komunave me Shumicë Serbe ka përseritur se nuk do të ketë mandat legjislativ apo ekzekutiv. Sidoqoftë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë bë Bruksel të mërkurën dhe nëse do të ketë një marrëveshje. Takimin e kaluar të 2 prillit palët nuk kishin arritur një marrëveshje, ndonëse një gjë e tillë ishte pritur.