Ashton i bën thirrje Iranit për rifillimin e negociatave mbi çështjen bërthamore
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cila kryeson negociatat mbi çështjen bërthamore iraniane në emër të fuqive të mëdha, i bëri thirrje ministrit të Jashtëm iranian për rifillimin e bisedimeve për këtë çështje, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar dje.
Sipas një komunikate nga zëdhënësi i saj, Ashton i ka telefonuar ministrit Mohammad Javad Zarif.
Ashton, e cila përfaqëson në negociata pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB (SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina) plus Gjermania, deklaroi se ata janë "të gatshëm të punojnë me ekipin e ri iranian".
(d.b/BalkanWeb)