E Hënë, 2 Nëntor 2026

Asllani: Bëra mirë që u largova nga Interi, i lumtur që jam pjesë e Torinos

Kristjan Asllani foli edhe një herë për vendimin e tij për t’u larguar nga Interi në ditët e fundit të merkatos.

Mesfushori shqiptar, që aktualisht është pjesë e Torinos tha: “Jam i zhgënjyer sepse lashë pas lojtarë fantastikë dhe një klub të shkëlqyer, por ndryshimi ishte një gjë e mirë për të gjithë. Për mua, për klubin.

Jam i lumtur që jam lojtar i Torinos; e doja vërtet këtë gjë. Duke pasur një grup që më do, këtu te Torino më integruan në një mënyrë të bukur”, ka thënë mes të tjerash Asllani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›