E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ i hap rrugën dy kandidatëve në Vlorë dhe Berat për të mbledhur firmat për t’u zyrtarizuar në zgjedhjet e 9 nëntorit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka hedhur një hap të rëndësishëm procedural, duke zyrtarizuar dy komitete nismëtare që i paraprijnë kandidaturave të propozuara direkt nga zgjedhësit në zgjedhjet e pjesshme për kryetarë bashkie.

Ky vendim vlen për dy bashki:

Vlorë- U regjistrua Komiteti Nismëtar për paraqitjen e Dionis Sota si kandidat i propozuar nga zgjedhësit.

Berat- U regjistrua Komiteti Nismëtar për paraqitjen e Pavlo Shkarpa si kandidat i propozuar po ashtu nga qytetarët e kësaj bashkie.

Regjistrimi i këtyre komiteteve u jep zyrtarisht dritën jeshile dy kandidatëve për të nisur procesin e mbledhjes së firmave të nevojshme të qytetarëve, një procedurë e domosdoshme për t’u futur në fletën e votimit në zgjedhjet e 9 Nëntorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›