E Diel, 1 Nëntor 2026

Asllani dhe Bellingham shkëmbyen fanellat, tifozët anglezë nuk e mirëpritën gjestin: Momenti i gabuar, në ndeshje zyrtare s’bëhet!

Episodi mes pjesëve ku Kristjan Asllani dhe Jude Bellingham shkëmbyen fanellat është kthyer në një “meme” nga tifozët anglezë, të cilët nuk e kanë pritur mirë.

Momenti kur mesfushorët shkëmbyen fanellat u inkuadrua prej kamerave, ndërsa kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë edhe kritikat.

“Bellingham shkëmbeu fanellën në pjesën e parë???? Duhet ta bënte në fund të ndeshjes!”, ishte reagimi i një tifozi në rrjetet sociale.

“Ajo që bëri Jude Bellingham nuk ka kuptim? Bëhet fjalë për një ndeshje kompetitive!!!”, ishte një tjetër koment mbi episodi e lartpërmendur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›