Komisioni i Ekonomisë, Sala: 12.3% e buxhetit të shtetit për vitin 2026

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ishte e pranishme në seancën dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara për vitin 2026. Ministrja Sala tha se në vitin 2026 shëndetësia dhe mirëqenia sociale shqiptare do të hyjnë në një etapë të re zhvillimi, me buxhetin më të madh prej 108.8 miliard lekësh, ose 12.3% të buxhetit të shtetit dhe 3.9% të prodhimit të brendshëm bruto.
“Projekt buxheti vitit 2026 parashikon për shëndetësinë 79.5 miliard lek përfshi këtu dhe kontribute dhe sigurime shoqërore, ose 9% të buxhetit të shtetit dhe 2.9% e prodhimit të brendshëm bruto. Për vitin 2026 janë parashikuar në masën 67.3 miliard lek ose 7.6% të buxhetit të shtetit dhe 2.4% gdp”, u shpreh Sala.
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ngriti një sërë çështjesh që ai i konsideroi si problematike në sektorin e shëndetësisë në vend. Bozdo tha se, vendi po plaket me shpejtësinë më të madhe në Evropë, për shkaqe ekonomike dhe jo vetëm. Ajo shtoi se ka edhe mungesë atë stafit mjekësor.
“Një numri shumë të ulët të mjekëve për banorë. Siç janë statistikat sot Shqipëria renditet krahas vendeve afrikane ose të varfra të Azisë Juglindore. Maqedonia e Veriut ka 29 mjek për 10 mijë banorë, Serbia 31, Mali i Zi 27, Bosnja 22 dhe pa kaluar në vendet e BE”, u shpreh Bozdo.
Sala nënvizoi se në buxhetin e vitit 2026 ka një zë të veçantë për shërbim shëndetësor në banesë. Ajo pohoi se në periudhën janar –shtator 2025 nga stafet e dedikuara infermierore për ofrimin e shërbimit në banesë janë realizuar 200 mijë vizita.
/rtsh.al/