E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asllani me Suedinë në gjysmëfinale

Sulmuesja, Kosovare Asllani ka arritur ta udhëheq Përfaqësuesen e Suedisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian në futboll për femrat që po mbahet pikërisht në Suedi.

Asllani dhe Suedia shënuan fitore të thellë 4:0 kundër Islandës në kuadër të çerekfinales së ‘play off’-it të Evropianit, duke e siguruar një vend për gjysmëfinale. Asllani luajti 90 minuta në këtë sfidë, duke qenë një nga lojtaret më të mira, mirëpo ajo nuk arriti ta shënojë golin e saj të dytë në këtë Evropian.

Të kujtojmë se sulmuesja me numrin 9 kishte shënuar kundër Finlandës, në kuadër të fazës së grupeve. Ndryshe, Asllani është anëtare e skuadrës franceze, PSG./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›