Asllani “ndez” stadiumin “Air Albania”, Rama përcjell golin ndaj San Marinos

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj San Marinos në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në minutën e 11-të, ishte Kristjan Asllani ai që zhbllokoi takimin me një goditje të fuqishme dhe të saktë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke ndezur atmosferën në stadium.
Goli i mesfushorit kuqezi ku publikua nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Shqipëria synon fitoren e tretë në grup dhe tre pikët janë të rëndësishme për objektivin e rikthimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë, të drejtuar nga Rolando Maran, vijnë në këtë përballje pas humbjes 2-1 në transfertë ndaj Finlandës. Dy nga tri ndeshjet e mbetura në grup do të luhen në Shqipëri, ndërsa sfida ndaj San Marinos përfaqëson një mundësi për skuadrën kuqezi për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.
/m.q/j.p/