E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria mund San Marinon 2-1 me penalltinë e Asllanit në fund, merr kreun e grupit

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Shqipëria ka arritur një fitore të vuajtur 2-1 ndaj San Marinos në “Air Albania”, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Kristjan Asllani në minutën e 93-të, duke marrë edhe kreun e Grupit C1.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në avantazh, me Asllanin që në minutën e 11-të realizoi me një goditje të fuqishme nga distanca.

Shqipëria pati mundësi për të dyfishuar rezultatin, me Manajn që goditi shtyllën, ndërsa Hoxha, Mehmeti dhe Uzuni nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.

San Marino reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 66-të barazoi shifrat. Lazzari u gjend i lirë në zonë pas një krosimi dhe me një goditje të saktë mposhti Dajsinanin.

Kuqezinjtë kërkuan golin e fitores në minutat e mbetura, por hasën vështirësi përballë mbrojtjes së miqve.

Në minutën e 90+1-të, pas rishikimit të një episodi në zonë me sistemin VAR, gjyqtari akordoi penallti për Shqipërinë.

Asllani mori përsipër ekzekutimin dhe në minutën e 93-të dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Shqipërisë fitoren 2-1.

Me këtë rezultat, Shqipëria merr tri pikët dhe ngjitet në vendin e parë të Grupit C1.

Shqipëri 2-1 San Marino

Asllani 11’, 90+3’ (p) / Lazzari 66’

/gj.m/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›