E Hënë, 2 Nëntor 2026

Asllani parakalon Fratezin në hierarkitë e Interit, Inzagi i beson vend titullari kundër Parmës

Kristjan Asllani do të jetë sot në fushë nga minuta e parë në transfertën e Interit në “Tardini” të Parmës. Mediet italiane kanë bërë me dije se shqiptari ka fituar balotazhin me Fratezin, i cili do të shikojë ndeshjen nga stoli.

Mësohet se Simone Inzagi, me Barelën të skualifikuar për shkak kartonësh, i ka besuar pozicionin e italianit  Hakan Çalhanoglut. Ndërsa në gabinën e regjisë do të operojë Kristjan Asllani. Mesfushori i tretë që do të plotësojë mesfushën zikaltër dp të jetë Henrik Mkhitarjan.

INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Çalhanoglu, Aslani, Mhitarjan, Dimarko; Lautaro, Thuram

Trajner: Simone Inzaghi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›