E Hënë, 2 Nëntor 2026

David Tukiçi sjell “Rozafën”-Opera është interpretuar nga një kast i zgjedhur artistësh

Në vijim të stinës koncertore Orkestra Simfonike e RTSH ka sjellë operën Rozafa një premiere botërore. Me kompozim dhe regji të David Tukiçit dhe libret të Fadil Krajës, opera ka ardhur  nën interpretimin e një kasti të zgjedhur artistësh.

Opera “Rozafa” në tre akte dhe 6 tablo me skenografi të David Tukiçit  është shoqëruar nga kori i studentëve të Universitetit të Arteve.

Nën drejtimin e maestro Olsi Qinami dhe Orkestrës së Harqeve opera “Rozafa” ka sjellë te publiku emocionin e një opere që flet shqip.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›