Asnje aksident rrugor gjate muajit gusht ne Tirane
Gushti ka rezultuar një muaj i pastër përsa u përket viktimave të aksidenteve rrugore në Tiranë.
Në 31 ditë në kryeqytet, nuk është regjistruar asnjë aksident me vdekje kundrejt 9 të tillëve që kishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shefi i edukimit në Policinë Rrugore të Tiranës, Selami Kapedani, thekson se ulja e aksidenteve u detyrohet masave shtrënguese për shkeljet rrugore të cilat bëhen shkak për ngjarjet e rënda në rrugë.
Sipas tij, numri i aksidenteve me pasojë ka ardhur në ulje nga muaji në muaj dhe në fund të tetë-mujorit vjen thuajse i përgjysmuar në krahasim me vitin e kaluar me 20 aksidente më pak.
Mbyllja e suksesshme e masave për sezonin turistik veror ka nisur të zëvendësohet me një tjetër plan masash, për përballimin problematikave që sjell vjeshta dhe ato që lidhen me fillimin e vitit të ri shkollor.
Është e dukshme prania e shërbimeve të policisë rrugore në arteriet kryesore të kryeqytetit për disiplinimin e qarkullimit rrugor që rëndohet nga fluksi i madh i automjeteve në hyrje në Tiranë.