E Martë, 3 Nëntor 2026

“Asnjë ide për reformën zgjedhore” – Krasniqi: Për herë të parë mungojnë propozimet nga partitë

Në Tiranë shoqëria civile i kërkon komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore të nxisë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Në një deklaratë për mediat tre organizata të shoqërisë civile të angazhuara në çështjet zgjedhore thonë se ndryshimet nuk mund të imponohen si fakt i kryer në limitet kohore. 

Afrim Krasniqi i Institutit Shqiptar për Studime Politike, thotë se është hera e parë që një komision partiak nuk ka konsensus parlamentar. Ai vëren se dy grupet më të mëdha parlamentare nuk kanë propozuar asgjë. Sipas zotit Krasniqi ky është një hap prapa, pasi aktualisht nuk ka draft.

Ndërkaq shoqëria civile vlerëson se sa i përket votës së diasporës, ajo është e mundur të jetësohet nëse ka vullnet nga palët politike. 

Ndërkohë Komitetit Shqiptar i Helsinkit ndau edhe një raport për perceptimin e zgjedhesve lidhur me influencat e treta në zgjedhjet lokale të 14 majit, sipas të cilit mungesa e denoncimeve nga qytetarët për shkelje të legjislacionit zgjedhore ligjet kryesisht me mungesën e besimit tek institucionet. 

Gazetare Albana Agolli

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›