Berisha: Qeveria teknike, kushti për të votuar të lirë

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se vetëm krijimi i një qeverie teknike bën të mundur zgjedhje të lira në vend. Sipas Berishës, Rama nuk ndalet në synimin e tij për të “rrëmbyer votat e shqiptarëve”.
Duke folur nga dritarja e shtëpisë së tij përpara demokratëve, Berisha bëri thirrje edhe për mosbindje civile.
“Dhe kjo e keqe është Edi Rama me vjedhjet e tij, me mashtrimet e tij, me rrëmbimin e votës së shqiptarëve.
Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.
Të votojnë me dinjitet, të zgjedhin ata drejtuesit e tyre.
Si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit.
Për t’u dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë.
A mund të rrimë ne soditës para kësaj situate?
Jo, kurrë!
Ndaj dhe duhet të ngrihemi në betejën pa kthim, në mosbindje civile në çdo qytet, në çdo skaj të Shqipërisë.
Për një qeveri teknike.
Për betejë, rotacionin e pushtetit”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/