E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje kompromis mes PD dhe PS

Përfundoi pa asnjë rezultat takimi midis përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, në lidhje me bisedimet për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Në këtë takim negociues në kryesinë e Kuvendit në Tiranë, demokratët u përfaqësuan nga Astrit Patozi dhe Edmond Spaho, ndërsa socialistët nga deputetët Gramoz Ruçi dhe Saimir Tahiri.

Në një reagim menjëherë pas përfundimit të bisedimeve, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ruçi kushtëzoi zgjedhjen e presidentit me një paketë bisedimesh midis të gjithë partive të përfaqësuara në Parlament.

Nga ana e tij, Patozi vlerësoi se çështjet janë të ndara, ndërsa akuzoi Zgjedhja e presidentitPresidenti, PD-PS gati për bisedime Negociatat për presidentinMeta: Berisha dhe Rama të takohen Partinë Socialiste për “ngritjen e kurtheve”, me qëllim që të rrëzojë qeverinë dhe të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Jemi paraqitur në këtë takim me një propozim konkret, që është formimi i një tryeze bisedimesh midis krerëve të të gjithë partive parlamentare”, deklaroi Ruçi, duke kujtuar njëkohësisht se është në të mirën e vendit që të gjithë mosdakordësinë në këtë moment vendimtar të jetës politike në vend të zgjidhen nëpërmjet kompromisit.

“Kjo tryezë do të shërbejë në katër drejtime njëkohësisht. Për të biseduar dhe gjetur një qëndrim të përbashkët rreth reformës zgjedhore, asaj parlametare dhe për të realizuar ato ndryshime kushtetuese që do t’i heqin imunitetin të gjithë shqiptarëve që e gëzojnë atë. Presidenti është vetëm pika e katërt. Nëse finalizohet procesi dhe biem dakord për bisedime serioze dhe të përgjegjshme, Partia Socialiste është e gatshme të japë votën e saj për të zgjedhur një president të ri, që të përfaqësojë të gjithë shqiptarët, që në raundin e parë të votimeve”.

I pyetur nga gazetarët nëse është biseduar për emra konkretë të kandidatëve për postin e kreu të shtetit, kreu i grupit parlamentar socialist vlerësoi se është ende herët për të dalë me emra, ndërsa shtoi se nuk ka marrë ende një përgjigje nga demokratët për propozimet e bëra, pasi dyshja Patozi-Spaho kanë marrë kohë për t’u konsultuar me strukturat e brendshme të partisë së tyre.

Në daljen për mediat nga kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar demokrat në Parlament, Astrit Patozi, shprehu zhgënjimin për atë që e ai e quajti “këmbëngulje e socialistëve” në një rrugë pa krye.

“Pala tjetër kishte ardhur në takim me platformën editoriale të krtyetarit Edi Rama, një platformë bllokuese, për të futur në rrugë pa krye procesin. i shpjeguam Partisë Socialiste, se ne si forca kryesore e mazhorancës jemi futur në këtë process jo për të ndjekur rrugën më të shkurtër. Këtë mund ta bëjmë pasi kemi ndryshimet kushtetuese të 2008-s dhe marrëveshjen me aleatët në 2009-n që na e lejojnë, por qëllimi ynë është që t’i japim vendit një president sa më gjithpërfshirës, duke pasur parasysh vlerën e shtuar që mund të ketë për vendin. Nëse socialistët do të kishin të njëjtin qëllim si ne, do të ishte plotësisht e mundur që të gjenim një produkt dinjitoz, një president konsensual të të gjithëve, por ata duan vetëm të qëllojnë qeverinë dhe ky që në krye të herës është një mision i dështuar”, vlerësoi Patozi.

Megjithatë, ai shtoi se demokratët, pavarësisht zhgënjimit të tyre nga qëndrimi i palogjikshëm i partisë më të madhe në opozitë, janë të vendosur që të vazhdojnë të mbajnë të hapur portën e bisedimeve.

“Kam një shije të keqe nga ky takim, por rezervohem të them fjalën e fundit, pasi PD ka prirjen që edhe pas kësaj të papriture që ndodhi të mbajë portën e dialogut hapur me shpresën që kemi ende mundësi të japim një president konsensual, por jo nëpërmjet kurtheve dhe ultimatumeve tipike për Edi Ramën. Reforma zgjedhore, parlamentare dhe ndryshimi kushtetues për imunitetin, që demokratët e kanë propozuar në opozitë, janë diçka e ndarë nga çështja e presidentit dhe për të kemi shprehur disa herë tashmë qëllimin dhe gatishmërinë tonë për të ecur përpara dhe për t’i miratuar”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›