Rona shkëlqen në finalen e Eurosong

Në finalen e sontme do të performojë 26 finalist, përfaqësues të shteteve të ndryshme. Edhe këtë vit, votimi i konkurrentëve është ndarë në 50 me 50 midis jurisë profesioniste të çdo vendi dhe televotimeve të publikut.
Njëhokësisht, ftojmë të gjithë lexuesit që na vizitojnë nga jashtë Shqipërisë që të votojnë për Rona Nishliun duke dërguar SMS me kodin 03.
Evrovizioni 2012, sonte këndon Rona në finale
Sonte në Azerbajxhan do të zhvillohet nata finale e Festivalit Evropian të Këngës, pavarësisht protestave të gjera në vend, që kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut.
Njëzetegjashtë finalistë do të ngjiten në skenën e Bakusë – në mesin e tyre edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja kosovare Rona Nishliu, si dhe përfaqësuesit e Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Moldavisë, Ukrainës, Rusisë e të tjerë.
Gara vjetore e këngës zakonisht ndiqet nga një audiencë televizive prej më shumë se 100 milionë shikuesish në mbarë botën.