E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnje motiv i shkruar qarte per shkarkim-emerimet

Nje urdher i komunikuar mesditen e 15 prillit nga Ministria e Kultures, nepermjet te derguarit Fisnik Brovina, ka bere qe per nje dite rolet e Genc Mulliqit dhe Rubens Shimes te nderrojne vendet. Shima te merrte postin e drejtorit, dhe Mulliqi ate te nendrejtorit. "Nuk jepeshin shkaqet e ndryshimit, por gojarisht prej te derguarve te tij m'u tha se "ti mire ke punuar, por menduam qe te bejme nje ndryshim vendesh, keshtu qe ti do te punosh po si nendrejtor ne GKA". E ndersa paraditen e djeshme, drejtori Shima merrej me pergatitjen e vizionit te ri per drejtimin e GKA-se, Mulliqi komunikoi doreheqjen e tij. Genc Mulliqi nuk shkoi pa hapur edhe "dosjen e abuzimeve", duke thene vec te tjerash: "Shima eshte rasti zero donacione per 2006, zero donacione per 2007 per GKA-ne. Por Shima ka mundur te siguroje permes bordit te zhvillimit te GKA-se 5000 USD gjate vitit 2006 per Bienalen e Venecies, por kurre nuk u kthye ndonje fature apo shpjegim".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›