E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hapen dosjet", mesyjne akuzat Mulliqi-Shima

Anisa Ymeri

Pas sherreve publike mes dy drejtuesve te Galerise Kombetare te Arteve, Genc Mulliqi dhe Rubens Shima, mesyjne akuzat post-shkarkime e emerime. Shima prej dy ditesh eshte drejtor i galerise, ndersa Mulliqi "hap dosjen" me dokumente, ne te cilat faktohen, sipas tij, te gjitha shkeljet qe ka bere pergjate kesaj kohe kur galerine e drejton ai. Ndersa shkreses se dy diteve me pare te Ministrise se Kultures, e cila kumton nderrimin e vendeve mes dy personazheve te sherrit ne galeri, Mulliqi i pergjigjet me doreheqjen e tij pas shkarkimit nga posti i drejtorit dhe emerimit si nendrejtor i institucionit. Pasi deklaroi doreheqjen e tij, Genc Mulliqi u shpreh: "Besoj se kemi te bejme me nje rast unikal, kur drejtori i nje institucioni shkarkohet nga detyra, pasi me pare ka kerkuar shkarkimin e nendrejtorit e nendrejtorit te ketij institucionit per akte korruptive dhe parregullsi ne pune dhe nderkohe personi si i akuzuar i tille emerohet drejtor, ndersa akuzuesi i tij, emerohet vartes". Kjo eshte nje mesymje akuzash, e cila prek edhe ministrin e Kultures, Ylli Pango, drejtperdrejt, pasi Mulliqi vijon duke thene: "Sic duket per ministrin Pango nese nuk vjedh apo shkel ligjin e peson". E Rubens Shima, ndonese ende gjendet ne zyren e tij te vjeter, ate te nendrejtorit, flet per vizionin e tij te ardhshem per GKA-ne, nga posti i drejtorit.

Po cili eshte thelbi i akuzave te Mulliqit?! Ai ben publike nje tabele pagash, ku tregohet se cdo muaj nendrejtori i asokohe, Rubens Shima i ka shtuar vetes 200 mije leke te vjetra per pune jashte orarit zyrtar.

"Ne janar 2008, une kam bere kerkesen zyrtare per shkarkimin Shimes nga posti i nendrejtorit. Parregullsite jane evidente ne dy konkurset nderkombetare "Onufri 2006" dhe "Onufri 2007", Bienalja e Venecia etj.", vijon me tej i dorehequri Mulliqi.

Shprehimisht, ai pohon madje se "Shima gjate vitit 2007, pergjate nente muajve i ka vendosur vetes ore jashte orarit, ku mund te thuhet se ka perfituar nje rroge te dyte pa lejen e titullarit dhe duke shfrytezuar besimin administrativ te dhene nga ky titullar".

E pas te gjitha ketyre akuzave, per te cilat flasin edhe letrat, i sapoemeruari drejtor i GKA-se, Rubens Shima, tregohet i rezervuar te komentoje akuzat, duke pohuar se nuk ka per t'i kthyer akuzat e tij ne kunderakuza te ketij lloji, abuzimet.

Ndersa Shima, nga ana e tij, u shpreh dje se, "nje gje e di me siguri qe puna ne galeri dhe aktiviteti, "Onufri 2007" ishte nje rast flagrant i nje pengese pas pengese me qellimin per ta sabotuar kete dhe GKA-ja nuk dha as minimumin e mbeshtetjes, jo si drejtor, por edhe stafi. Kjo eshte e verteta dhe me keto ritme nuk mund te ecej". E nese Mulliqi tregon se "qellimi im kryesor si drejtues i GKA-se ka qene koleksioni i institucionit, si baza dhe pjesa me e rendesishme e ketij institucioni, krijimi i kushteve me te mira per riekspozimin e vlerave qe mbart ky koleksion, riformatimi i fondit". Shima tregon se koleksioni i GKA-se do te marre vemendjen e tij me te madhe. Si per t'i vene kapak akuzave te tij, Mulliqi theksoi: "Ka nje hendek konceptesh midis meje dhe tyer ne keto pune. Ata i perkasin konceptit te projekteve te shpejta emergjente qe sigurisht harrohen shpejt por qe krijojne shanse per levrim fondesh. Une e quaj kete menyre gjykimi dhe projektet e dala nga ky mentalitet te titpit tranzicion-camcakez, d.m.th dicka qe behet shpejt e shpejt dhe flaket"-perfundon Mulliqi. Pasi per te, kjo eshte nje menyre punimi, vec premtimit te kualitetit te ulet te aktivitetit, fsheh zakonisht dhe nje fature ekonomike te dyshimte.

Shima: Mulliqi donte te sabotonte "Onufrin 2007"

"Ka pasur nje bllokim te punes ne Galerine Kombetare!". Kjo eshte e para gje qe rreket te pohoje me force drejtori i emeruar, vetem dy dite me pare, Rubens Shima. Per te vijuar pastaj edhe me nje tjeter akuze me konkrete: "Nje gje e di me siguri, qe puna ne Galeri dhe aktiviteti "Onufri 2007" ishte nje rast flagrant i nje pengese pas pengese me qellimin per ta sabotuar kete dhe GKA nuk dha as minimumin e mbeshtetjes, jo si drejtor, por edhe stafi". Kjo eshte e verteta e madhe, sipas tij, dhe "me keto ritme nuk mund te ecej", perfundon ai.

Mulliqi: Emerimi i Shimes, rast unik

"Besoj se kemi te bejme me nje rast unikal kur drejtori i nje institucioni shkarkohet nga detyra, pasi me pare ka kerkuar shkarkimin e nendrejtorit te institucionit per akte korruptive dhe parregullsi ne pune dhe nderkohe personi i akuzuar si i tille emerohet drejtor, e akuzuesi i ketij drejtori emerohet vartes i tij". Ka qene kjo nje nder akuzat e ish-drejtorit te Galerise Kombetare te Arteve, Genc Mulliqi, pasi ka dhene doreheqjen nga posti i nendrejtorit te GKA-se, nje dite me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›