E Diel, 1 Nëntor 2026

“Asnjë provokacion s’do të cenojë mbështetjen tonë ndaj studentëve” – Protesta, Berisha-Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, jo të Çausheskut! Jep dorëheqjen, s’ke rrugë tjetër

Në një tjetër deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi sërish dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, ndërsa prej tre ditësh Tirana ndodhet në kaos nga protestat e dhunshme studentore.

WhatsApp Image 2026-10-15 at 13.03.57

Lideri i opozitës, në fjalën e tij, u shpreh se asnjë provokim nuk do të mund të cenojë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike ndaj studentëve, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama, midis fatit të Çausheskut dhe Ramiz Alisë, duhet të zgjedhë fatin e këtij të dytit.

Ai u shpreh se nuk ka rrugë tjetër përveçse të japë dorëheqjen.

“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do të mund të cenoje mbështetjen e plotë dhe totale të PD-së, anëtarëve dhe mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë për protestën studentore. Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka. Të japë dorëheqjen.”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›