E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunë dhe shoqërime para ministrisë së Arsimit, policia tërheq zvarrë gjimnazistët! I shpërndan me ujë protestuesit

Situata para ministrisë së Arsimit është agravuar, me forcat e policisë, të cilat kanë ushtruar dhunë ndaj të rinjve, ndërsa gjatë shoqërimit të tyre, ata janë tërhequr zvarrë.

policia dhune

Të rinjtë fillimisht nisën të gjuajnë me gurë, ndërsa policia ka ndërhyrë me dhunë, duke i shoqëruar.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka përdorur edhe ujë për të shpërndarë protestuesit, duke përshkallëzuar situatën.

Protesta zhvillohet në kuadër të lëvizjes së studentëve dhe gjimnazistëve, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›