E Diel, 1 Nëntor 2026

“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një deklaratë për media mbi situatën e zjarreve në vend, duke e konsideruar atë si jashtë kontrollit.

Po ashtu, Berisha u ndal dhe te mënyra e trajtimit të zjarrfikësve dhe punonjësve të angazhuar në shuarjen e flakëve nga qeveria, duke theksuar se është cinik. Ai thekson se zjarrfikësve nuk u janë dhënë ende shtesat e premtuara për vështirësitë dhe rrezikun me të cilin përballen gjatë punës.

 “Trajtimi i zjarrfikësve dhe punonjësve të angazhuar në shuarjen e flakëve të zjarrit, është cinik, i pashpirt. Asnjë qindarkë nga premtimet, dhe që i meritojnë, të shtesave për vështirësitë e mëdha përballë zjarrit, atyre gjer sot nuk u është dhënë”, tha ai.

Berisha u ndal gjithashtu edhe tek mungesa e mbështetjes logjistike për punonjësit në terren, duke e cilësuar punën e tyre si “tmerrësisht të vështirë dhe të rrezikshme”.

“Asnjë prapavijë mbështetëse për punën tmerrësisht të vështirë dhe të rrezikshme që bëjnë, nuk kanë”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›