E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

MALLAKASTËR- Një vatër zjarri është shfaqur paraditen e së hënës, në fshatin Drenovë të Mallakastrës.

Flakët janë përhapur në një zonë pranë një pusi nafte dhe nënstacionit elektrik, duke rritur rrezikun për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›