E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje refuzim, BE sjell misionin EULEX

Bashkimi Evropian konfirmoi dje zyrtarisht dergimin e nje misioni te policise dhe drejtesise ne Kosove, nje dite perpara se Kosova te shpalle pavaresine nga Serbia. Dergimi i misionit hyri zyrtarisht ne fuqi ne oren 00:01 te se shtunes, pasi asnje nga 27 vendet anetare te bllokut evropian nuk e kundershtoi planin operacional per dergimin e misionit.
Misioni do te quhet EULEX, do te kete dymije pjesetare dhe do te zevendesoje UNMIK-un. Burimet diplomatike ne Bruksel kane thene se misioni eshte miratuar sipas te ashtuquajtures "procedure e heshtur". Misioni ka per synim te ndihmoje autoritetet kosovare ne ndertimin e nje sistemi ligjor, qe do te mbeshtetej ne parimet e multietnicitetit. Shefi per politike te jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Javier Solana, tha se misioni EULEX do te drejtohet nga ish-gjenerali francez, Yves De Kermabon, i cili ishte komandant i KFOR-it ne vitet 2004-2005, ndersa perfaqesues i posacem i BE-se do te jete diplomati holandez, Pieter Feith. Pritet qe misioni te marre kompetencat e UNMIK-ut ne qershor te ketij viti.
Duke e cilesuar karakterin e ketij misioni ne Kosove, ministri i Jashtem i Sllovenise, Dimitrij Rupel, i ka thene gazetes polake "Dziennik", se ne fakt kemi te bejme me protektorat te Bashkimit Evropian. Agjencia Reuters citon se, pas ketij vendimi dhe deklarimit te sotem te pavaresise se Kosoves, pritet qe neser, njohjen e shtetesise se Kosoves ta bejne Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, bashke me Shtetet e Bashkuara.

Fakte qe lidhen me misionin EULEX
* Roli i Bashkimit Evropian ne terren do te kete tre komponente, "nje mision per te vendosur shtetin e se drejtes", nje te derguar te posacem te Bashkimit Evropian, i cili gjithashtu do te drejtoje Zyren Nderkombetare Civile atje dhe nje njesi te Komisionit Evropian, qe do te drejtoje zhvillimin ekonomik dhe reformen ne Kosove.
* Bashkimi Evropian hedh poshte argumentet ruse se prania e BE-se ne Kosove do te jete e paligjshme. BE argumenton se Rezoluta ekzistuese 1244 e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per Kosoven siguron nje baze ligjore per kete mision dhe citon nje raport te sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki-Mun me 3 janar ku nenvizohet gatishmeria e Bashkimit Evropian per te luajtur nje "rol me te rritur" atje.
* Misioni per vendosjen e shtetit te se drejtes do te perbehet nga nje personel prej 2000 perfaqesuesish nderkombetare dhe 1000 perfaqesues vendas. Detyra e misionit do te jete kryesisht te drejtoje, monitoroje dhe keshilloje policine, drejtesine, doganat dhe autoritetet e burgut ne Kosove.
* Misioni do te kete kompetenca te kufizuara ekzekutive, duke i lejuar personelit te Bashkimit Evropian te nderhyje ne rastet e krimit te organizuar, korrupsionit dhe ne kapjen e krimineleve te luftes. Misioni do te kete gjithashtu kater njesi te ruajtjes se rendit, por KFOR, forca shumekombeshe e kryesuar nga NATO, do te kete detyren kryesore per ndonje kercenim te madh te stabilitetit te Kosoves.
* Pas dergimit te misionit, do te kete nje periudhe transitore prej 120 ditesh perpara se Bashkimi Evropian te marre ne dorezim Kosoven nga administrata e Kombeve te Bashkuara (UNMIK). Misioni i BE-se do te marre kompetencat vetem pas kesaj periudhe. Buxheti fillestar eshte siguruar per 16 muaj, megjithese mendohet se misioni do te vazhdoje punen ne Kosove per nje periudhe me te gjate kohore.
* Disa vende jo anetare te Bashkimit Evropian do te marrin pjese ne mision. Shtetet e Bashkuara, Turqia, Kroacia dhe Norvegjia kane sinjalizuar pjesemarrjen e tyre ne kete mision.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›