E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa ka nisur dhe ne Mitrovice

Fundjava nisi e ftohte, me temperatura disa grade nen zero ne Mitrovice. Por, kjo nuk do te thote aspak se shqiptaret nuk do te dalin te festojne. Perkundrazi, e kane nisur qe ne oret e para te dites se djeshme. Ne pjesen jugore, mijera banoreve u jane bashkuar dhe shume te tjere. Gati e kane dyfishuar kete rajon, ne pritje te themelimit te shtetit me te ri ne Ballkan, Republikes se Kosoves.
Kudo ne Mitrovicen jugore, dje gjeje qindra e qindra flamuj kuqezi me shqiponjen dykrenore ne mes. Ne rruge, po aq shume makina, pjesa me e madhe e te cilave, mbuluar nga e kuqja kombetare dhe mbishkrimet "Pavaresi" apo ne anglisht, "Indipendence". Me e madhja nder to, ajo qe ndodhet ne kalane e Mitrovices. Nje kala qe mbahet ne kembe prej me se 600 vjetesh. Por, ku ne kembet e saj, shtrihet Mitrovica e ndare me dysh qe nga viti 1999.
Ndersa ne sheshin qendror te qytetit, qe mban emrin e komandantit legjendar
Adem Jashari, qytetaret preferojne te qendrojne me kembe, por te mbledhur grupe-grupe, duke u ndalur vetem te nje teme: "Po agon dita e Pavaresise". Matane sheshit ndodhen edhe institucionet vendore. Autoritetet u kane bere thirrje te vazhdueshme qytetareve qe ta festojne paqesisht diten e shumepritur te pavaresise. Dhe per kete duket se jane angazhuar te gjithe. Tanke me ushtare te KFOR-it qarkullojne ne rruget e Mitrovices, nderkohe qe sipas informacioneve, forca te KFOR-it belge jane vendosur perskaj lumit Iber, ne pjesen jugore te Mitrovices.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›