E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asomoah Gian injoron Liverpulin për Fenerbahçen

Presidenti i klubit të Fenerbahçes, Azis Yildirim, ka pasur një takim me drejtuesit e klubit francez të Renes , skuadër ku aktivizohet lojtari që shkëlqeu me Ganën në botëror, ku është folur për transferimin e lojtarit në Stamboll.

Burime nga klubi turk bëjnë të ditur se transeferimi i lojtarit ganez është i vështirë por bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe pritet që gjithçka të zgjidhet brenda 48 orëve të ardhshme. Kur po mendohej se bisedimet midis dy klubeve ishin në rrugë të mbarë, Liverpuli hyri në mës duke shfaqur edhe ai interesimin për ganezin Gian.

Pas një interesimi kaq të madh për lojtarin, francezët e Renes kanë rritur shifrën e transferimit duke kërkuar 20 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin.

Drejtuesit e Fenerbahçes kanë këmbëngulur që çmimi të ulej nga skuadra franceze, sugjerim që më pas duket se është pranuar dhe brenda 48 orëve të ardhshme do të zbardhet gjithçka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›