E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci", kërkohet lirimi i Delijorgjit dhe Pinarit

Kërkesën e tij, avokati e motivon me skadimin e afateve ligjore për qëndrimin në paraburgim.

“Ka skaduar çdo afat për paraburgimin. Ka kaluar një vit e katër muaj dhe ende nuk ka një vendim gjykate”, u shprehur avokati i Delijorgjit.

E njëjta kërkesë është bërë edhe nga avokati i Ylli Pinarit. Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar nga trupi gjykues që të rrëzojë kërkesën e avokatëve, duke nënvizuar se masa e paraburgimit hyn në fuqi në momentin që përgatitet dosja.

Kërkesa e avokatëve ka shkaktuar debate të shumta në sallën e gjyqit midis tyre prokurorëve të çështjes. Gjyqtarët janë tërhequr për të marrë një vendim mbi kërkesën e avokatëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›