E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad emeron kryeminister te ri

Presidenti i Sirise prezantoi kryeminstrin e ri ministrin e deritashem te Bujqesise Adel Safar. Safari u ngarkua te formoje qeverine e re dhe mendohet se ai do ta paraqese qeverine e re brenda dy ditesh. Qeveria ka ne Siri pak rendesi sepse i gjithe pushteti eshte ne duart e presidentit dhe te aparatit te tij te rendit. Bashar Assad ka 11 vjet ne kete post qe e trashegoi nga i ati. Qe prej 48 vjetesh ne Siri eshte fuqi ligji per gjendjen e jashtezakonshme dhe te drejtat e qytetareve jane teper te kufizuara.

Me ndryshimin e qeverise Assadi reagon ndaj protestave qe po vazhdojne qe prej me teper se dy javesh ne kete vend. Qeveria e paraardhesit te Safarit Naxhi Otri dha doreheqjen te marten. Ne kuader te shtypjes se protestave per me shume liri politike forcat e sigurise po perdorin dhunen dhe kane vrare deri tani rreth 60 vete. Te dhena te sakta nuk ka sepse Siria e pengon punen e gazetareve. Po ashtu ka pasur edhe nderprerje te internetit dhe rrjetit te telefonise mobile.

Opozitaret e shohin nderrimin e qeverise vetem si mase kozmetike. Sepse ne fjalimin e tij te se merkures Assadi premtoi permiresimin e kushteve te jeteses por i hodhi poshte kerkesat per me teper liri politike

Nderkohe ne vend vazhdojne protestat. Gjate tyre ka pasur te vrare dhe shume te arrestuar. Edhe gjate varrimit te tete demonstruesve ne Douma prane Damaskut kete te diele 03.04 u hodhen parrulla kunder Assadit. Pjesemarresit thane se protestat do te vazhdojne.

Autor Ulrich Leidholdt / Pandeli Pani

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›