fare po ndodh me pronat e komuniteteve fetare

Nje shtet qe eshte ne gjendje te ktheje pronat e bashkesive fetare -vakefet ai shtet rrezaton mesazh paqe dhe miresie kane vleresuar udheheqesit shpirterore te bashkesive fetare islame te vendeve te Ballkanit. Ne konferencen e mbajtur ne Shkup ata kane diskutuar per denacionalizimin e vakefeve dhe shkembimin e pervojave si te kthehen ne menyre ligjore pronat e nacionalizuara.
Kryetari i Bashkesise Islame ne Maqedoni Sulejman Rexhepi ka theksuar se ne Maqedoni edhe pas dymbedhjete vitesh nga miratimi i ligjit per denacionalizim nuk jane kthyer pronat e kesaj bashkesie.Institucionet shteterore duhet te operojne ne nje menyre te tille qe te respektojne kerkesat e komuniteteve fetare. Nje shtet qe eshte ne gjendje te ktheje kete pasuri te vakefeve tek pronaret e vertete atehere ai eshte autoritativ dhe ka vullnet te rrezatoje mesazh paqe dhe miresie ka deklaruar Sulejman Rexhepi.
Edhe ne Shqiperi ekzistojne probleme te shumta ne kthimin e pronave te bashkesive fetare. Selim Muca kryetar i Bashkesise Islame te Shqiperise thote se qeveria e atjeshme ka miratuar nje ligj i cili premton kthimin e pronave ne pergjithesi per te gjitha komunitetet. Vlen te theksohet se te gjitha trojet e komunitetit mysliman jane tjetersuar dhe jane mbushur me ndertime. Keshtu qe kane mbetur per konpenzim ne para.
Ndryshe nga Maqedonia dhe Shqiperia ku parlamentet kane miratuar ligjin per denacionalizim ne Kosove nuk eshte bere asgje ne kete drejtim thote Naim Ternava kryetar i Bashkesise Islame te Kosoves. Kosova qe tre vite e pavarur ende nuk eshte marre vendimi ne parlamentin e Kosoves per kthimin e pronave edhe pse ne kemi bere nje kerkese te vazhdueshme shprehet Ternava.
Kryetari i Bashkesise Islame te Sllovenise Nexhat Grabus tregon eksperiencen nga vendi i tij duke thene se komuniteti mysliman atje nuk ka probleme te natyres se pronave. Sllovenia e ka zgjidhur kete problem si per komunitetin mysliman ashtu edhe per ate katolik.
Lideret e bashkesive fetare islame te vendeve te Ballkanit kane qene unanim ne vleresimin se ne trojet e tyre nuk ka vend per shfaqjen e islamit radikal. Gjithnje sipas tyre islami ne trojet e Ballkanit ka nje tradite shume shekullore andaj edhe nuk ka vend per radikalizem. Islami ne Ballkan i ka aq shume rrenjet e thella sa qe nuk mund te rezikohet nga rrymat radikale. Myslimanet autokton te Ballkanit me shekuj praktikojne islamin si fe paqe dhe miresie eshte shprehur Nexhat Grabus.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Aida Cama