E Diel, 1 Nëntor 2026

Assange hacker-at nisin hakmarrjen

Hacker-at zotohen per nje lufte te ashper kibernetike hakmarrja e tyre per arrestimin e krijuesit te Wikileaks Julian Assange.

Rebelimi i ushtrise se hacker-ave vuri ne shenjester qeverine austrialiane ate suedeze prodhuesit e kartave te kreditit Viza dhe Mastercard faqen amazon.com kompanine shumekombeshe te tregtise online dhe PayPal shoqerine e pagesave ne internet qe pezulloi marredhenien e biznesit me krijuesin e Wikileaks. Megjithese publikimi i 250 mije kabllogrameve denohet nga qeveria amerikane Uashingtoni mohoi te kishte ushtruar presion ndaj PayPal me qender ne SHBA.

Ndersa ky vend po negocionon per ekstradimin e Assange sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fog Rasmusen e shpjegon keshtu pse Aleanca denon publikimin e informacionit nga Wikileaks.

Fakti qe bisedat konfidenciale behen publike tha ai per Euronews rrezikon te kompromentoje apo shkaterroje kanale te rendesishme diplomatike. Kjo eshte arsyeja pse denojme veprimin e Wikileaks. Sipas avokatit te Assange nuk ka qene klienti i tij qe urdheroi nje lufte te tille. Duke folur per BBC-ne nje prej anetareve te grupit te hacker-ave qe njihet si Anonimet tha se lufta nuk ka mbaruar.

Sipas tij - me shume njerez jane bere pjese e BotNet sic njihet ushtria e aparaturave ne ofensive. Ai pranoi se sulmet mund te lendojne shume njerez por kjo mbetet menyra me efektive per tu treguar ketyre kompanive se ndjejme keqardhje per Assange. Grupi Anonimet po perpiqet gjithashtu te krijoje qindra faqe te tjera nga ku mund te lexohen dokumentet e Wikileaks.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›