Thaci vijon premtimet per vizat dhe BE-ne

Kryeministri Hashim Thaci ka vijuar edhe sot me premtimet e tij per integrimin e Kosoves nese i jepet nje mandat i dyte 4-vjcar.
Per 15 muaj nga janari i vitit te ardhshem do te realizojme liberalizimin e vizave. Ne do ta meritojme ate dhe Brukseli nuk do te vonohet me per perspektiven evropiane te Kosoves ka deklaruar Thaci.
Gjithashtu kreu i qeverise ka premtuar se brenda mandatit 4-vjecar do te realizoje gjithashtu anetaresimin e Kosoves ne NATO dhe afrimin e saj me BE-ne dhe OKB-ne.
Thaci ka perseritur premtimet e tij pavaresisht se disa eurodeputete dhe zyrtare te BE-se i cilesuan ato si jorealiste pasi per heqjen e vizave nuk ka ende nje date per nisjen e dialogut.