Assange humb lirine me kusht

Gjate seances se pare te ekstradimit gjykatesi Haeard Riddle ka refuzuar ta liroje zotin Assange me kusht pavaresisht se pese prej miqve te tij ofruan nje garanci pasurore prej 100 mije sterlinash.
Qe ne filim te seances gjyqesore Julian Assange i veshur me nje kostum blu te erret dhe kemishe te bardhe i zbehur ne fytyre por i qete ka refuzuar ekstradimin per ne Suedi ku kerkohet te merret ne pyetje pasi eshte akuzuar nga dy gra per pedhunim dhe ngacmim seksual.
Gemma Lindfield perfaqesuese e drejtesise suedeze per here te pare ka treguar detajet e fletearrestit por jo emrat e dy grave akuzuese te Assange te cilat jane nga Stokholmi.
Jon Jones avakati mbrojes i Assange i cili mbron edhe ish SHIK-asin Ilir Kumbaro propozoi qe klienti i tij ta ndjeke procesin e ekstradimit ne liri me kusht.
Gjykatesi Haward Riddle e refuzoi kerkesen duke e argumentuar me faktin se Assange nuk ka nje adrese fikse ne Angli perfshi mospasjen e informacionit se kur dhe ne cilen pike kufitare ai ka hyre ne Britanine e Madhe.
Gjithashtu gjykatesi Riddle tha se nese ai do ti garantonte Assange nje liri me kusht i frikesohej mosparaqitjes ne gjykate.
Seanca e ardhshme do te jete me 14 dhjetor ku pales mbrojtese do ti duhet te argumentoje perse Assange nuk pranon te shkoje ne Suedi per tu pyetur nga hetuesit e atjeshem ne lidhje me akuzat te cilat ai i ka mohuar.
Assange do te arrestohej mengjesin e se martes kur sebashku me avokatet ai u paraqiten vullnetarisht ne nje stacion policie pasi ishin njoftuar se ndaj tij kishte mberritur nje flete arresti nderkombetar.
Kryeministria britanike e ka komentuar arrestin si teresisht nje ceshtje te policise ndersa sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates tha se zhvillimet ne Londer ishin nje lajm i mire.
Izolimi Julian Assange ne nje burg londinez pritet te provokoje nje vale publikimesh te reja ku sic eshte premtuar nga WikiLeaks do te shperndahen dokumenta te pacesuruara me emra diplomatesh apo agjentesh amerikane.