Wikileaks Ja si u ekzekutua Sadami

Dokumenti pershkruan nje te ambasadorit amerikan ne Bagdad Zalmai Khalilzad me kryeprokurorin irakian Munqith Faron dhe eshte shkruar 2 jave pas takimit. Aty perfshihen ne menyre te detajuar te gjitha levizjet si te zyrtarave amerikane ashtu edhe te atyre irakiane pas dhe gjate ekzekutimit te Sadam Huseinit.
Raporti jep nje panorame me te qarte te asaj qe ka ndodhur gjate varjes se ish-dikatorit varje kjo e filmuar fshehurazi edhe nga nje celular. Dokumenti sqaron se Sadami mbante ne dore nje Kuraan dhe ne fjalen e tij te fundit foli si president i vendit.
Dokumenti eshte nje raportim i autorit per Departamentin e Shtetit se si u anashkaluan masat e sigurise dhe varja e Huseinit u filmua. Ne raportin e kryeprokurorit irakian thuhet se ne vendekzekutim ndodheshin 14 persona qe te gjithe te kontrolluar nga forcat amerikane. Por ne dokument shkruan se ne ndertesen ku do te kryhej ekzekutimi u futen rreth nje ore para ekzekutimit edhe 6 qeveritare irakiane te cilet nuk mund te konfirmohen nese jane kontrolluar apo jo.
Pamjet e ekzekutimit te Sadam Huseinit te shperndara fillimisht ne internet e me pas ne te gjitha mediat boterore shkaktuan polemika per menyren e marrjes se tyre. Autoritetet irakaine nisen nje hetim nga ku u denuan me burg 2 roje qe ndodheshin prezente gjate ekzekutimit.